Ndeshje interesante zhvillohen në Ligën e Parë të Kosovës, shumë derbi në Grupin A

Futboll

Ndeshje interesante zhvillohen në Ligën e Parë të Kosovës, shumë derbi në Grupin A

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Pas dy ndeshjeve që u zhvilluan dje, sot do të luhen edhe tetë takime tjera në kuadër të xhiros së 13 të Ligës së Parë.

Një prej ndeshjeve më interesante pritet të jetë ajo mes skuadrave që janë në krizë rezultatesh në Grupin A, Vëllaznimit dhe Vushtrrisë.

Në Mitrovicë takohen dy klubet tjera me traditë, Trepça dhe Liria.

Dy takimet tjera të këtij grupi janë Onix – Dukagjini dhe Malisheva – A&N.

Ndeshje interesante sjellë edhe Grupi B, ku takohen Ferizaj-Vllaznia, Dardana-Ramiz Sadiku, Vitia-2 Korriku dhe Ulpiana-Kika.

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 13:00.

LIGA E PARË – SOT

GRUPI A

Vëllaznimi – Vushtrria

Trepça – Liria

Onix – Dukagjini

Malisheva – A&N

GRUPI B

Ferizaj – Vllaznia

Dardana – Ramiz Sadiku

Vitia – 2 Korriku

Ulpiana – Kika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat