Trepça më e mirë se Liria, Vëllaznimi këndellet! Ferizaj i afrohet kreut, Vitia gjunjëzohet dhe Istogu lider i ri 

Futboll

Trepça më e mirë se Liria, Vëllaznimi këndellet! Ferizaj i afrohet kreut, Vitia gjunjëzohet dhe Istogu lider i ri 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 16:36
Trepça

Trepça nga Mitrovica ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj rivalit të vjetër Lirisë nga Prizreni, në takimin e javës së 13-të të Grupit A të Ligës së  Parë të Kosovës në futboll.

Vëllaznimi nga Gjakova pas njëqind telasheve, më në fund këndellet, e mposhti me 1:0 Vushtrrinë, kurse Istogu barazon (0:0) me Drenasin vendas. Istogu lider i ri në grupin A, shfrytëzon humbjen e Malishevës si vendas me 1:0 nga A&N e Prizrenit.

Në grupin B, Vitia gjunjëzohet si vendas me 1:2 nga 2 Korriku i Prishtinës, ndërsa Ferizaj shkatërron Vllazninë e Pozhoranit me rezultat 3:0 dhe gradualisht po i afrohet kreut. 

Ferizaj është në vend të pestë me 18 pikë, minus pesë pikë nga lideri Ulpiana.  

Grupi A
Drenasi-Istogu 0:0
Vëllaznimi-Vushtrria 1:0
Trepça-Liria    3:2
Onix-Dukagjini 0:0
Malisheva-A&N    1:2

Tabela

1. Istogu    13    6    6    1    15:8    24
2. Dukagjini    13    6    5    2    24:13    23
3. Malisheva    13    7    2    4    22:11    23
4. Onix    13    6    4    3    15:14    22
5. A & N    13    7    0    6    20:14    21
6. Liria    13    4    5    4    15:13    17
7. Trepça    13    4    3    6    14:23    15
8. Vëllaznimi    13    3    2    8    6:19    11
9. Drenasi    13    2    5    6    12:18    11
10. Vushtrria    13    2    4    7    6:16    10
Në javën e ardhshme takohen: Liria-Vëllaznimi, Vushtrria-Drenasi, Istogu-Malisheva, Dukagjini-Trepça dhe A&N-Onix. 

Grupi B
KEK-u-Flamurtari    0:0
Ulpiana-Kika    3:0
Ferizaj-Vllaznia 3:0
Dardana-Ramiz Sadiku 0:0
Vitia-2 Korriku 1:2

Tabela
1. Ulpiana    13    6    5    2    15:5    23
2. Flamurtari    13    4    8    1    16:7    20
3. Vitia    13    5    5    3    11:10    20
4. Kika    13    6    1    6    17:19    19
5. Ferizaj    13    4    6    3    16:13    18
6. Dardana    13    4    6    3    8:8    18
7. 2 Korriku    13    5    2    6    12:14    17
8. Ramiz Sadiku    13    4    4    5    11:12    16
9. Vllaznia    13    3    4    6    9:17    13
10. KEK-u    13    2    3    8    6:16    9
Në javën e ardhshme do të takohen: 2 Korriku-KEK-u, Ramiz Sadiku - Ferizaj, Flamurtari-Dardana, Vllaznia-Ulpiana dhe KIKa-Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat