Milani edhe pa Ibrën nuk ndalet, thellon epërsinë në krye të Serie A

Futboll

Milani edhe pa Ibrën nuk ndalet, thellon epërsinë në krye të Serie A

Nga: K.Goca Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 16:54
Milani edhe pa Ibrën nuk ndalet, thellon epërsinë në krye të Serie A

Milani vazhdon me formën e shkëlqyeshme, në nëntë ndeshje, ka 7 fitore e 2 barazime në Serie A. 

Milani si vendas e mposhti me rezultat 2:0 Fiorentinën nga Firenca, në kuadër të javës së nëntë. 

“Rossonerët” treguan lojë shumë të mirë, edhe pse iu mungoi Zlatan Ibrahimoviçi, kjo fare nuk ndikoi në radhët e tyre, duke fituar edhe tre pikë të mëdha.

Futbollisti Romagnoli realizon me kokë në minutën e 17-të, ndërsa Kessie thellon fitoren nga penalltia (28').

Pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë, Kessie dështon nga penalltia, gjuajtjen e tij në këndin e poshtëm të majtë e pret portieri Dragowski. 

Milani udhëheq me 23 pikë, ka pesë më shumë se Interi në pozitën e dytë dhe Sassuolo që është i treti, ndërsa Fiorentina renditet i 16-ti me 8 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat