Trajneri i klubit shqiptar e ndjek ndeshjen e skuadrës së tij duke marrë oksigjen në spital

Futboll

Trajneri i klubit shqiptar e ndjek ndeshjen e skuadrës së tij duke marrë oksigjen në spital

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 19:33
Trajneri i klubit shqiptar e ndjek ndeshjen e skuadrës së tij duke marrë oksigjen në spital

Trajneri i klubit shqiptar e ndjek ndeshjen e skuadrës së tij duke marrë oksigjen në spital!

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega para pak ditësh është dërguar në Turqi pas disa komplikimeve shëndetësore për shkak të COVID-19.

Ai është i infektuar me koronavirus, teksa në një foto shihet në spital duke marrë oksigjen dhe duke e përcjellë takimin e skuadrës së tij në ndeshjen e sotme ndaj Vllaznisë.

Gjendja e tij ka filluar të stabilizohet.

Kukësi sot shënoi fitore 2:4 ndaj Vllaznisë së Shkodrës në javën e pestë të elitës së futbollit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat