Sa do t’i kushtojë Barcës nderimi që Messi i bëri Maradonas dhe çfarë thotë Kodi Disiplinor

Futboll

Sa do t’i kushtojë Barcës nderimi që Messi i bëri Maradonas dhe çfarë thotë Kodi Disiplinor

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 09:52
Messi dhe Maradona

Barcelona duhet t’i paguajë 3.000 euro Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) për shkak të nderimit që Lionel Messi i bërë legjendës Diego Armando Maradona në ndeshjen ndaj Osasunas (4-0).

Superylli argjentinas gjithë takimin e fundjavës ia kushtoi ikonës së futbollit, i cili ndërroi jetë në javën e kaluar në moshën 60 vjeçare, si pasojë e një sulmi në zemër.

Sulmuesi i katalunasve e shënoi golin e katërt që ishte rikrijim i një goli të Maradonas për Newell’s Old Boys dhe hoqi fanellën e Barcës për të ekspozuar fanellën e ish-klubit të tij dhe të ikonës që mbante numrin 10 legjendar.

Dhe në bazë të Kodit Disiplinor të RFEF, klubi duhet të paguajë gjobë prej 3.000 eurosh për këtë veprim, ndërsa Messi do të marrë një paralajmërim.

Neni 91 i Kodit Disiplinor të RFEF thotë: Lojtari, i cili pasi të ketë shënuar gol apo çfarëdo arsye tjetër, ngre fanellën dhe shfaq çfarëdo lloj reklame, slogan, mesazh akronim, anagram ose vizatim, cilado qoftë përmbajtja ose qëllimi i veprimit, do të ndëshkohet si autor i një shkeljeje të rëndë, me një gjobë prej 3.000 eurosh dhe një paralajmërim”.

Padyshim se Messi është i gatshëm që me shumë dëshirë ta paguajë vet këtë gjobë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat