Bayerni barazon në Madrid, Liverpooli mezi fiton! Interi falë Lukaku importon tri pikë 

Futboll

Bayerni barazon në Madrid, Liverpooli mezi fiton! Interi falë Lukaku importon tri pikë 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 21:28
Thomas Muller

(E plotësuar):  Atletico Madridi ka barazuar me rezultat 1:1 me Bayernin nga Munihu, në kuadër të xhiros së pestë të grupit A të Champions League.

Në minutën e 26-të, Joao Felix shënon pas asistimit të Llorentes, Atletico në epërsi 1:0.

Mysafirët barazuan katër minuta pa përfunduar takimin (86’). Thomas Muller u tregua i saktë nga penalltia.

Image

Atletico - Bayern

Liverpooli si vendas fiton me rezultat 1:0 kundër gjigandit holandez, Ajax. Në minutën e 59-të, Curtis Jones shënon nga afërsia duke shfrytëzuar edhe gabimin e portierit Onana të Ajaxit.

Image

Liverpool-Ajax

Sfida më interesante e me 5 gola të shënuar është zhvilluar mes Monchengladbach dhe Interit.  Monchengladbach pëson humbje si vendas me rezultat 3:2 nga Interi. Darmia në minutën e 17-të kaloi në epërsi Interin.

Në fund të pjesës së parë Alassane Plea realizon për Monchengladbach dhe barazojnë rezultatin (1:1).  Romelu Lukaku është lojtari më i mirë i ndeshjes. 

Image

Interi 

Ai në minutën e 64-të sjell gëzim të zikatrit. Lukaku luftarak dhe nga rreth 13-14 metra me goditje të fortë realizon për 1:2 në favor të Interit. Në minutën e 73-të, Lukaku i vetmuar, nga rreth 11 metra me goditje të fortë shënon në këndin e djathtë, 1:3.

Pas tre minutave (76’) Alassane Plea shënon golin e dytë të tij dhe ngushton rezultatin 2:3. Berat Gjimshiti me Atalantën si vendas mezi nxorën një barazim (1:1) me Midtjyllandin nga Danimarka. Në minutën e 13-të, Scholz shënon për skuadrën daneze dhe Romero barazon në atë të 79-tën.

Image

Atalanta

Në minutën e 26-të, Gjimshiti u ndëshkua me karton të verdhë. Bayern Munihu, Manchester City,  Porto, Liverpooli, Chelsea, Sevilla, Barcelona, skuadra që janë kualifikuar deri me tash.

Grupi A
Atletico (M)-Bayerni 1:1 (1:0)
Lokomotiva (M)- Salzburg 0:2 (0:2)

Tabela
1. Bayern    5    4    1    0    16:5    13
2. Atl. Madrid    5    1    3    1    5:8    6
3. Salzburg    5    1    1    3    10:15    4
4. Lokomotiva (M)    0    3    2    5:8    3

Grupi B
Shakhtar-Real 2:0 (0:0)
B. Monchengladbach-Inter 2:3 (1:1)

Tabela
1. B. Monchengladbach    5    2    2    1    16:7    8
2. Shakhtar Donetsk    5    2    1    2    5:12    7
3. Real Madrid    5    2    1    2    9:9    7
4. Inter    5    1    2    2    7:9    5

Grupi C
Marseille-Olympiakos 2:1 (0:1)
Porto-Manchester City 0:0 (0:0)

Tabela
1. Manchester City    5    4    1    0    10:1    13
2. FC Porto    5    3    1    1    8:3    10
3. Olympiacos Piraeus    5    1    0    4    2:8    3
4. Marseille    5    1    0    4    2:10    3

Grupi D
Atalanta-Midtjylland 1:1 (0:1)
Liverpool-Ajax 1:0 (0:0)

Tabela
1. Liverpool    5    4    0    1    9:2    12
2. Atalanta    5    2    2    1    9:8    8
3. Ajax    5    2    1    2    7:6    7
4. Midtjylland    5    0    1    4    3:12    1

Në minutën e 86-të, Thomas Muller tregohet i saktë dhe Bayerni barazon (1:1) në Madrid.

81' Bayerni po humbë me 1:0 në Madrid. 

76’ Alassane Plea ngushton rezultatin. B. Monchengladbach-Inter 2:3.

73’ Lukaku i jep siguri Interit, 1:3. Romelu Lukaku nga rreth 11 metra me goditje të fortë shënon në këndin e djathtë.

72’ Bayern Munihu, Manchester City,  Porto, Liverpooli, Chelsea, Sevilla, Barcelona, skuadra që janë kualifikuar deri me tash.

Grupi A
Atletico (M)-Bayerni 1:1 (1:0)
Lokomotiva (M)- Salzburg 0:2 (0:2)

Grupi B
Shakhtar-Real 2:0 (0:0)
B. Monchengladbach-Inter 2:3 (1:1)

Grupi C
Marseille-Olympiakos 2:1 (0:1)
Porto-Manchester City 0:0 (0:0)

Grupi D
Atalanta-Midtjylland 1:1 (0:1)
Liverpool-Ajax 1:0 (0:0)

64’ Romelu Lukaku sjell gëzim të zikatrit. Lukaku luftarak dhe nga rreth 13-14 metra me goditje të fortë realizon për 1:2 në favor të Interit.

59' Më në fund Liverpooli shënon dhe avancon me 1:0 ndaj Ajaxit. Curtis Jones shënon nga afërsia duke shfrytëzuar edhe gabimin e portierit Onana. 

57' Ende pa gola në Anfield.

54'  Lojë me emocione në Madrid. 

Grupi A
Atletico (M)-Bayerni 1:0 (1:0)
Lokomotiva (M)- Salzburg 0:2 (0:2)

Grupi B
Shakhtar-Real 2:0 (0:0)
B. Monchengladbach-Inter 1:3 (1:1)

Grupi C
Marseille-Olympiakos 1:1 (0:1)
Porto-Manchester City 0:0 (0:0)

Grupi D
Atalanta-Midtjylland 0:1 (0:1)
Liverpool-Ajax 1:0 (0:0)

51' Bayerni lufton me të gjitha forcat që të barazojë rezultatin.

48' Lojë interesante!

Nga gjashtë ndeshje vetëm pesë gola në pjesën e parë.  Alassane Plea realizon për Monchengladbach dhe barazojnë (1:1) me Interin.

42' Pak gola në pjesën e parë.

Grupi A
Atletico (M)-Bayerni 1:0
Lokomotiva (M)- Salzburg 1:3 (0:2)

Grupi B
Shakhtar-Real 2:0 (0:0)
B. Monchengladbach-Inter 1:1

Grupi C
Marseille-Olympiakos 0:1
Porto-Manchester City 0:0

Grupi D
Atalanta-Midtjylland 0:1
Liverpool-Ajax 0:0

38' Porto - Manchester City edhe më tej pa gola, sikurse edhe Liverpool-Ajax.

33' Nuk ka gola mes Liverpoolit dhe Ajaxit.

26' Joao Felix shënon pas asistimit të Llorentes, Atletico avancon em 1:0 kundër Bayernit nga Munihu. 

Grupi A
Atletico (M)-Bayerni 1:0
Lokomotiva (M)- Salzburg 1:3 (0:2)

Grupi B
Shakhtar-Real 2:0 (0:0)
B. Monchengladbach-Inter 1:1

Grupi C
Marseille-Olympiakos 0:1
Porto-Manchester City 0:0

Grupi D
Atalanta-Midtjylland 0:1
Liverpool-Ajax 0:0

22' Vetëm dy gola deri me tash.

 17' Darmian kalon në epërsi Interin kundër Monchengladbach-it.

16' Liverpooli dhe Bayerni ende nuk kanë shënuar.

13' Scholz kalon në eprëssi ekipin danez, Midtjylland kundër Atalantës në Bergamo. 

13' Nga gjashtë ndeshje, ende asnjë gol.

9' Liverpooli dhe Atletico kërkojnë fitore.

5' Nuk ka gola ende.

3'  Lojëra që priten me rivalitet.

Si gjithmonë Champions League sjell sfida drithëruese, kështu do të jetë edhe sonte në kuadër të grupeve. 

Bayerni nga Munihu kërkon fitore në Madrid ndaj Atleticos, ndërsa Manchester City luan në Porto dhe Liverpooli e pret Ajaxin.

Grupi A
Atletico (M)-Bayerni 1:0
Lokomotiva (M)- Salzburg 1:3 (0:2)

Grupi B
Shakhtar-Real 2:0 (0:0)
B. Monchengladbach-Inter 0:1

Grupi C
Marseille-Olympiakos 0:0
Porto-Manchester City 0:0

Grupi D
Atalanta-Midtjylland 0:1
Liverpool-Ajax 0:0
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat