Berisha një nga futbollistët më të kërkuar në botë

Futboll

Berisha një nga futbollistët më të kërkuar në botë

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 14:28
Berisha një nga futbollistët më të kërkuar në botë

Shkëlqimi i Mërgim Berishës me skuadrën e RB Salzburg e ka fasionuar të gjithë opinioni futboll-dashës në Evropë.

Së fundmi, sulmuesi kosovar realizoi dje dy gola në duelin përball Lokomotivës së Moskës teksa më parë i kishte shënuar po aq gola edhe gjigantëve të Bayern Munich.

Këto realizime dhe paraqitje fantastike nuk mund të kaloheshin pa u vënë re, andaj edhe kërkimet për të janë shtuar shumë.

Në gjigantin mediatik “Transfermarkt”, Berisha është ndër futbollistët më të kërkuar.

Ai renditet i 8-ti, teksa para tij gjenden emra të mëdhenjë të futbollit botëror si Messi, Mbappe, Ronaldo, Haland, por edhe i ndjeri Diego Armando Maradona.

Pjesë e listës së më të kërkuarëve të ditëve të fundit si për çudi janë edhe bashkëlojtari i tij, Dominik Szoboszlai si dhe debutuesi i Liverpool, Caoimhin Kelleher, shkruan gazeta Olle. 

Kosovari pas vetës le emra të mëdhenjë të futbollit botëror si Eden Hazard dhe Bruno Fernandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat