Roma pret Young Boysin për ta siguruar vendin e parë në Grupin A, formacionet zyrtare

Futboll

Roma pret Young Boysin për ta siguruar vendin e parë në Grupin A, formacionet zyrtare

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 19:57
Foto Ilustrim

Roma ka siguruar kalimin nga Grupi A në raundin e eliminimit direkt në Ligën e Evropës.

Megjithatë Giallorosët synojnë që ta sigurojnë matematikisht pozitën e parë në Grup dhe për këtë i nevojitet fitorja ndaj Young Boys Bern.

E për këtë takim, trajneri Paulo Fonseca mund të llogarit në shumicën e futbollistëve pasi janë rikthyer disa nga lëndimet dhe kanë rezultuar negativ për COVID-19.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe emrat e futbollistëve që do të startojnë nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare

Roma: Lopez, Ibanez, Cristante, Jesus, Peres, Calafiori, Villar, Diawara, Pedro, Perez, Mayoral.

Young Boys Bern: Von Ballmoos; Hefti, Camara, Zesiger, Lefort; Rieder, Aebischer, García; Ngameleu, Nsamé, Fassnacht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat