Te Flamurtari, trajneri del pozitiv dhe futet në karantinë

Futboll

Te Flamurtari, trajneri del pozitiv dhe futet në karantinë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 17:00
Te Flamurtari, trajneri del pozitiv dhe futet në karantinë

Flamurtari preket me COVID-19. Ai që e ka pësuar është trajneri Dritan Resuli, i emëruar në fillim të këtij sezoni.

Pasi kishte shfaqur simptoma, bërja e tamponit ishte detyrim.

Resuli ka mësuar se është pozitiv dhe duke ndjekur protokollin sanitar të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është futur në karantinë, sikurse raporton nga Vlora gazetari i ABC, Elton Nika.

Ky është rasti i parë me COVID-19 që prek Flamurtarin, ndërkohë që më shumti ka pasur të infektuar në Superiore, duke nisur me lojtarë nga Vllaznia, Skënderbeu, Bylisi e Partizani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat