Ndreu: Humbja në Kupë nuk do ndikojë, më shqetësojnë dëmtimet

Futboll

Ndreu: Humbja në Kupë nuk do ndikojë, më shqetësojnë dëmtimet

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 17:42
Ndreu: Humbja në Kupë nuk do ndikojë, më shqetësojnë dëmtimet

Kastrioti do të rikthehet nesër në Durrës, aty ku humbi me rezultatin e thellë 5-0 dhe u eliminua nga Kupa e Shqipërisë, por këtë herë “muzika” ndryshon, pasi luhet për kampionat.

Trajneri i krutanëve, Ramazan Ndreu doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku theksoi se tani do të hedhë në fushë më të mirët, ndonëse pranoi se dëmtimet janë kthyer në shqetësim.

Si është gjendja ë para ndeshjes me Teutën?

Fatmirësisht skuadra gëzon formë të mirë dhe përgatitemi për ndeshjen me Teutën, kuptohet ndaj një kundërshtari të fortë që është përmirësuar shumë sivjet. Megjithatë ne i kemi bërë përgatitjet tona dhe shpresoj që lojtarët tanë të japin maksimumin, të jenë të kujdesshëm për të marrë atë që ne po përgatitemi, pra që të mos dalim pa pikë.

Nuk ndikon ndeshja e Kupës, pasi ne nuk e kishim objektiv atë kompeticion dhe aktivizuam ekipin e dytë. Kështu që nuk ka fare ndikim. Jemi optimistë, kemi gjendje të mirë dhe në futboll gjendja psikologjike është shumë e rëndësishme. Kështu që në këtë pikë ne jemi të avantazhuar. Megjithatë nëse nuk jep maksimumin nuk merr asgjë.

Sa shqetësuese janë dëmtimet momentalisht?
Ky është problemi ynë, pasi në Durrës ne shkojmë thuajse të përgjysmuar. Kemi 4-5 lojtarë që nuk janë për lojë dhe është një minus i madh, por kam besimin maksimal se lojtarët që do të luajnë do të jenë të angazhuar për të thënë që ne vlejmë dhe ne do japim më të mirën për të zëvendësuar lojtarët që mungojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat