Woodgate: Të humbasësh një ndeshje në Real Madrid ishte si të humbje një Luftë Botërore

Futboll

Woodgate: Të humbasësh një ndeshje në Real Madrid ishte si të humbje një Luftë Botërore

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 19:43
Jonathan Woodgate

Ish mbrojtësi anglez, Jonathan Woodgate, ka folur për periudhën e tij të kaluar te Real Madridi, ku ai kujton se humbja e një ndeshjeje ndjehej sikur të humbje një “Luftë Botërore”.

Anglezi nënshkroi nga Newcastle United me Real Madridin, ndërsa një lëndim që kishte në shpin, uli kontratën e tij nga pesë vite sa ishte paraparë fillimisht në katër vite.

Pavarësisht me ndërlikimet me gjuhën dhe faktorë të tjerë, Woodgate vlerëson shumë ish-shokët e tij të skuadrës për mënyrën se si ata e pritën.

“Unë kisha më shumë se një trajner: Camacho, Luksemburg … gjuha ishte e komplikuar, por unë mësova mjaft”.

“Në fillim ishte paksa një makth me gjuhën, dëmtimet, por isha me lojtarë të jashtëzakonshëm si Roberto Carlos, Ronaldo … brazilianët më ndihmuan shumë”.

“Kur shkon në një klub kaq të madh nuk mund të humbasësh as në stërvitje. Të humbasësh një ndeshje ishte si të humbje një Luftë Botërore”.

“Guti më befasoi, se si ai kontrollonte topat, eleganca e tij. Ai ishte i pabesueshëm me atë këmbë të majtë.

Woodgate zbuloi se si ndodhi lëvizja e tij nga Newcastle te Reali, duke treguar se si agjenti i tij i tregoi për interesimin e klubit madrilen që kur ai ishte te Leeds.

“Agjenti im më tha që Real Madridi më kishte ndjekur që kur kam luajtur në Ligën e Kampionëve me Leedsin. Ata monitoruan progresin tim dhe më pas unë shkova në Newcastle. Ata gjithashtu më vëzhguan edhe atje”.

“Pasi Reali nënshkroi me Walter Samuelin, nga Roma, mendova se gjithçka kishte mbaruar, por agjenti im më thirri dhe më tha: Real Madrid do t’i ofrojë Newcastles 20 milion funte për ju sonte. Çfarë doni të bëni?”.

‘””Çfarë mendoni? Unë u përgjigja. Ju gjithmonë doni të luani për ekipin më të mirë në botë nëse keni ambicie”, nënvizon Woodgate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat