Sot në fushë edhe Atletico e Barcelona!

Futboll

Sot në fushë edhe Atletico e Barcelona!

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 12:14
Sot në fushë edhe Atletico e Barcelona!

Zinedine Zidane duhet të bëjë rezultat sot në Ramon Sanchez Pizjuan përballë Sevillas në një transfertë shumë delikate në mënyrë që të mos vendosë në diskutim një shkarkim të mundshëm të tijin nga stoli i Realit të Madridit. Pas 3 javësh pa fitore në La Liga, Los Blancos do të tentojnë pasditen e sotme me të gjitha mënyrat për të marrë maksimumin përballë Sevillas në transfertën andaluziane.

E vështirë do të jetë por e pamundur jo, pasi po flasim për një skuadër si Reali i Madridit që di të dalë nga situatat e ndërlikuara edhe atëherë kur askujt s’ia pret mendja.

Ndryshe nga Reali, Sevilla po kalon një formë të mirë teksa falë 3 fitoreve të fundit në kampionat është ngjitur në vendin e 5-të me 16 pikë një më pak se madrilenët e Zidane. Të shtunën do të zbresë në fushë edhe skuadra e momentit në La Liga, Atletico Madrid.

Pas 6 fitoreve radhazi dhe vendit të dytë në renditje me një pikë më pak se Real Sociedad që ka zhvilluar një ndeshje Los Colchoneros janë duke zhvilluar një kampionat të shkëlqyer dhe përballë Real Valladolid në Wanda Metropolitano, misioni për të marrë tre pikët e radhës parashikohet i thjeshtë, edhe pse Atletico duhet të mendojë edhe për ndeshjen e të mërkurës në Champions ndaj austriakëve të Salzburg ku vendoset çështja e kualifikimit.

Në mbrëmje Barcelona do të sfidojë një kundërshtar që e ka nisur mirë këtë sezon dhe ka një pikë më shumë se blaugranat në renditje për momentin, Cadiz, ekipi i ardhur nga Segunda Division por që po bën mirë në këtë kampionat. Gjithsesi skuadra e Ronald Koeman duket se ka rigjetur formën dhe pritet të marrë tre pikët e radhës në këtë transfertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat