​Komiteti Ekzekutiv i FSHF ka zhvilluar një mbledhje virtuale

Futboll

​Komiteti Ekzekutiv i FSHF ka zhvilluar një mbledhje virtuale

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 12:50
FSHF

Është zhvilluar mbledhja në mënyrë virtuale e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit nën drejtimin e Presidentit Duka.

Mbledhja kishte për qëllim miratimin e “Rregullores e Licencimit të klubeve në garat UEFA” për vitin 2020.

Gjithashtu, Komiteti Ekzekutiv ka ndryshuar formën e mbajtjes së Asamblesë së Jashtëzakonshme Statutore si pasojë e pandemisë Covid-19.

Punimet e Asamblesë do të mbahen në mënyrë virtuale në platformën “Microsoft Teams” me datën 18 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat