Inzaghi: Reina fantastik, por Strakosha titullar

Futboll

Inzaghi: Reina fantastik, por Strakosha titullar

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 10:16
Simone Inzaghi

Lazio fitoi sfidën ndaj Spezias me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A.

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, deklaroi se ekipi i tij kishte vuajtur në këtë takim, por që në fund fitorja ishte e merituar.

Gazetarët pyetën italianin për paraqitjet e mira të portierit spanjoll, Pepe Reina, dhe a do të rrezikonte pozitën e portierit shqiptar, Thomas Strakosha.

“Strakosha ka pasur COVID-19, kur të përmirësohet gjendja e tij, do të kthehet në formacionin bazë. Në këtë moment Reina po luan mirë, dhe është pikë referimi për shokët e tij për këtë arsye kam zgjedhur atë”, tha ai.

“Reina ka luajtur mire, por nuk harroj Strakoshën, ai ishte njëri nga më të mirët në Serie A vitet e fundit. Ai është portieri kryesor”, përfundoi Simone Inzaghi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat