​Kampionati Botëror “Katar 2022”, mësohen datat e ndeshjeve, ja kur zbarkon Spanja në “Fadil Vokrri”

Futboll

​Kampionati Botëror “Katar 2022”, mësohen datat e ndeshjeve, ja kur zbarkon Spanja në “Fadil Vokrri”

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Dje është hedhur shorti në Nyon të Zvicrës për Kampionatin Botëror të futbollit i cili zhvillohet Katar në vitin 2022.

Kosova ka rënën në një grup shumë të vështirë ku bëjnë pjesë komhëtare si ajo e Spanjës dhe Suedisë, për të mos i anashkaluar as edhe Gjeorgjinë dhe Greqinë.

Tashmë janë mësuar edhe datat se kur do të zhvillohen ndeshjet.

Kosova e nis këtë kampanjë me sfidën kundër Suedisë në “Fadil Vokrri” më 28 Mars 2021 e pastaj e viziton Spanjën më 31 Mars.

Kombëtarja e Spanjës, shtet i cili nuk e njeh Kosovës, do të zbarkojë në Prishtinë më 8 Shtator 2021.

Ky është orari i plotë i ndeshjeve:

28 Mars 2021 / Kosovë vs Suedi

31 Mars 2021/ Spanjë - Kosovë

02 Shtator 2021 / Gjeorgji - Kosovë

05 Shtator 2021 / Kosovë - Greqi

08 Shtator 2021 / Kosovë - Spanjë

09 Tetor 2021 / Suedi - Kosovë

12 Tetor 2021 / Kosovë - Gjeorgji

14 Nëntor 2021 / Greqi - Kosovë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat