Filloi ndërtimi i tribunave dhe zhveshtoreve të reja, ja në cilin vend në Kosovë

Futboll

Filloi ndërtimi i tribunave dhe zhveshtoreve të reja, ja në cilin vend në Kosovë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 17:36
Filloi ndërtimi i tribunave dhe zhveshtoreve të reja në stadiumin e qytetit

Filloi ndërtimi i tribunave dhe zhveshtoreve të reja në stadiumin e qytetit në Malishevë.

Sot kanë filluar punimet në ndërtimin e zhveshtoreve dhe tribunave të reja në stadiumin e qytetit “Liman Gegaj” në Malishevë.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve, ishin të pranishëm, nënkryetari i Komunës së Malishevës: Hajdin Berisha, drejtori i sportit: Rexhep Mazreku, drejtori i urbanizmit: Ahmet Morina, anëtarët e KK të Malishevës, Alban Mazreku, Alban Krasniqi dhe Valon Krasniqi, si dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë komunale.

Fc Malisheva falenderon Kuvendin Komunal të Malishevës të cilet kanë ndarë një shumë të konsiderueshme mjetesh per Klubin e qytetit, kjo nuk eshte hera e parë dhe shpresojme te mos jete as e fundit perkrahje financiare dhe morale nga e gjithë asambleja Komunale.

Stafi i Fc Malisheves i falenderon duke premtuar angazhim maksimal nga ana e lojtareve, trajnerave dhe gjithe stafit percjelles ne menyre qe te arrijmë rezultate sa me meritore dhe te bejme krenar nje komune te tere me ngritje te reja, njofton në faqene  KF Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat