E duan Barcelona dhe Real Madridi, mësohet çmimi i Erling Haalandit

Futboll

E duan Barcelona dhe Real Madridi, mësohet çmimi i Erling Haalandit

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 16:27
E duan Barcelona dhe Real Madridi, mësohet çmimi i Erling Haalandit

Sulmuesi Erling Haaland është në listën e lojtarëve që pëlqehet nga top klubet evropiane.

Norvegjezi pavarësisht moshës 20-vjeçare ka vëmendjen e top klubeve, e ndër to edhe Barcelona dhe Real Madridi.

Sipas Mundo Deportivo, Borussia Dortmund nuk dëshiron ta shesë, por në rast se do detyrohet atëherë do e lirojë për vlerën 75 milionë euro.

Klauzola e lirimit të Haaland gjithashtu vlen 75 milionë euro, por nuk aktivizohet deri në verën e vitit 2022.

Mbetet të shihet nëse Haaland do dëshirojë largimin dhe thuhet se në rast se pranon agjenti Mino Raiola do nis menjëherë negociatat me njërin nga dy klubet e mëdha spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat