​Hapet java e 18 në Superligën e Kosovës me këtë ndeshje

Futboll

​Hapet java e 18 në Superligën e Kosovës me këtë ndeshje

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Superliga e Kosovës rikthehet sot me ndeshjen mes Besës dhe Gjilanit, përballje kjo në kuadër të xhiros së 18.

Gjilanasit zhvillojnë ndeshje në udhëtim tek skuadra e Besës në stadiumin “Shahin Haxhi-Islami” në Pejë.

Pas 16 xhirove Gjilani gjendet në pozitën e pestë, me gjashtë fitore dhe me nga pesë barazime e humbje, kështu duke arkëtuar gjithsej 23 pikë, kurse skuadra e Besës nuk e ka gjetur vetën në këtë edicion, ku pas 17 ndeshjeve ka arritur të regjistrojë vetëm një fitore, tre barazime dhe 13 humbje, duke u pozicionuar kështu në vendin e fundit në tabelë, respektivisht të fundit me vetëm gjashtë pikë.

Programi i sotëm në Superligën e Kosovës është i bashkangjitur më poshtë.

13:00 Besa (20) – Gjilani (5) (Stadiumi Shahin Haxhi-Islami)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat