Futbollisti nga Kosova në lidhje me shoqen e Kim Kardashian?

Futboll

Futbollisti nga Kosova në lidhje me shoqen e Kim Kardashian?

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 13:28
Futbollisti nga Kosova në lidhje me shoqen e Kim Kardashian?

Futbollisti i njohur shqiptar, Liridon Krasniqi, ka qenë mjaft i përfolur javëve të fundit për jetën e tij private.

U tha se futbollisti me prejardhje shqiptare i cili jeton dhe vepron në Malajzi, ka folur në një intervistë për “Prive”, rreth jetës dhe aktiviteteve të tij në kontinentin aziatik.

I pyetur për thashethemet se ai është në lidhje me ish-shoqen e ngushtë të Kim Kardashianit, njëherësh edhe ish-gruan e basketbollistit Scottie Pippen, Larsa Pippen – ai e mohoi një gjë të tillë.

“Jo unë jam beqar”, tha ai fillimisht duke qeshur, teksa insistuar nga gazetari, Krasniqi tha se Larsan e ka vetëm shoqe të mirë

“Jo, nuk jam në lidhje, thjeshtë e kam shoqe të ngushtë, shoqe të mirë”, ka thënë Liridoni duke theksuar se jetën private e mban për vete dhe se mediat e kanë bërë më të madhe se sa që është shoqërinë e tyre.

Ai është duke qëndruar në Kosovë prej një muaji, ndërsa ka folur edhe për vështirësitë që i ka sjell izolimi gjatë karantinës, në muajt e pranverës të këtij viti.

Liridon Krasniqi u shpreh gjithashtu se me qejf do të merrte një femër shqiptare si gruan e jetës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat