Khedira: Mezi pres të luaj, flas me Ancelottin, por më pëlqen rikthimi te Stuttgart

Futboll

Khedira: Mezi pres të luaj, flas me Ancelottin, por më pëlqen rikthimi te Stuttgart

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 00:31
Sami Khedira

Sami Khedira ka mbetur jashtë projektit te Juventusi dhe mezi po pret muajin janar për t’u larguar nga bardhezinjtë, teksa në një intervistë për mediat gjermane pranoi se i mungojnë shumë ndeshjet e vërteta në fushë.

“Kam kaluar një periudhë të vështirë, me dëmtime të shumta dhe së fundi jam jashtë skuadre, ndonëse jam rikuperuar dhe po stërvitem me intensitet. Besoj se në janar do të gjej një tjetër klub, pasi mezi pres të zbres në fushë për të luajtur”, u shpreh gjermani.

Sa i përket të ardhmes, mesfushori 33-vjeçar zbuloi shumë pak, por pranoi se flet vazhdimisht me Carlo Ancelottin, ndërsa la të hapur mundësinë edhe për rikthimin te Stuttgart, ku ka luajtur në periudhën 2006-2010.

“Flas shpesh me Ancelottin dhe ai e di mirë situatën në të cilën ndodhem. Nuk do ta përjashtoja një mundësi transferimi te Everton, por do të më pëlqente edhe një rikthim te Stuttgart, pasi kam kujtime shumë të bukura dhe më josh ideja të luaj me futbollistë të rinj”, deklaroi mesfushori turko-gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat