Italiani i parapriu anglezit Ken Aston dhe francezit Michel Vaurot

Futboll

Italiani i parapriu anglezit Ken Aston dhe francezit Michel Vaurot

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 14:22
Collina

Jo vetëm “Dream Team Ballon d’Or”. Revista e famshme “France Football” ka përpiluar edhe një listë me 10 gjyqtarët më të mirë të historisë së futbollit. “Bilbili” që qëndron në krye të listës bën krenarë të gjithë italianët. Bëhet fjalë për një emër të madh si Pierluigi Collina, që aktualisht është kryetar i Komisionit të Gjyqtarëve të FIFA-s.

Italiani i parapriu anglezit Ken Aston dhe francezit Michel Vaurot. “Kur bëhet fjalë për arbitrat, emri i parë që të vjen në mendje është i tij. Nga debutimi i tij në 1977, në lamtumirën në vitin 2005, Collina ka shkruar historinë e futbollit” lexohet mes rreshtave në shkrimin e revistës franceze.

Në karrierën e tij, Collina ka drejtuar 467 ndeshje, përfshirë finalen e Kupës së Botës 2002. Është zgjedhur gjyqtari më të mirë në botë midis 1998 dhe 2005 nga IFFHS, Federata Botërore e Historisë dhe Statistikave të Futbollit. Ndeshja e fundit e drejtuar nga Collina ishte Villarreal-Everton në Champions më 29 gusht 2005.

Që nga viti 2017 ka qenë president i Komisionit të Gjyqtarëve të FIFA-s, nga 2010 në 2018 ishte gjithashtu në krye të Komisionit të Arbitrazhit të UEFA-s para se t’ia linte zyrën Roberto Rosettit. Që nga viti 2011 është në “Hall of Fame” të futbollit italian.

Klasifikimi i “France Football”

1.Pierluigi Collina

2.Ken Aston

3.Michel Vautrot

4.Markus Merk

5.Charles Corver

6.Mike Dean

7.Ian Foote.

8.Ali Bennaceur

9.Stephanie Frappart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat