Gjoka: Gabimet nga ne dhe rivalët janë gjëra që ndodhin në kampionat

Futboll

Gjoka: Gabimet nga ne dhe rivalët janë gjëra që ndodhin në kampionat

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 14:07
Gjoka

Shkëndija nga Tetova shkon në pushim dimëror si kryesuese e renditjes me 6 pikë më shumë se rivalët edhe pse xhiroja e 18-të dhe e fundit në gjysmësezonin vjeshtor solli humbjen e parë. Kuqezinjtë u mundën 0:1 nga Pelisteri, pas një penaltie diskutabile të konvertuar në gol nga Manevski në kohën shtesë. Gjithsesi Shkëndija pas 18-të xhirove ndalet e para me 39-të pikë, me efekt prej 11 fitoreve, 6 barazimeve dhe një humbje.

“Një ndeshje që nuk duhej ta kishim humbur për hirë të të vërtetës. Ishte një ndeshje që ne duhej ta kishim fituar, por në futboll janë këto gjëra. Një fund jo i mirë, si që prisnim. Unë mendoj se këto janë ndeshjet dhe ne duhet të pajtohemi me këtë, pastaj ishte penalti apo jo është një çështje tjetër dhe ne nuk duhej ta kishim lënë gjërat të shkonin deri te penaltia. Këtu marrin përgjegjësi të gjithë, i pari marr përgjegjësi unë. Gjithsesi mendoj se skuadra ka bërë mirë gjatë kësaj faze dhe këto janë gabime që duhet të korrigjohen dhe të kemi vëmëndjen për pjesën tjetër që mos të tolerojmë të përsëritet në asnjë mënyrë.

Gjithë problemi ishte që nuk arritëm deri te goli, që nuk ishim të qartë dhe të qetë para portës. Ky ishte gjithë ai problem sepse e kërkuam golin, por jo ashtu si duhet. Duke mos ardhë goli e humbëm qetësinë dhe vjen një moment kur ti mund edhe të gabosh.

Gabimet nga ne dhe rivalët janë gjëra që ndodhin në kampionat dhe pikërisht këtu duhej të ishim më të pëqendruar, duke pas parasysh se humbjet e kundërshtarëve ne duhej ta kishim shfrytëzuar për të rritur diferencën. Kjo është ajo që na mungoi dhe aty qëndron problemi te mos përqendrimi.

Por mos harrojmë se ky ekip edhe pse humbi sot, kanë qenë këta futbollistë që na kanë bërë krenarë për gjithë ato javë dhe unë mendoj se djemtë edhe pse kanë humbur sot bashkë me mua, mendoj se duhet të jemi të qetë dhe me durim e qetësi ta kalojmë këtë situatë", tha Gjoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat