Trajnerët nga Kosova që janë pjesë e kursit të përgatitësit atletik që po vlerësohet nga Ancelotti

Futboll

Trajnerët nga Kosova që janë pjesë e kursit të përgatitësit atletik që po vlerësohet nga Ancelotti

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 18:33
Trajnerët nga Kosova që janë pjesë e kursit të përgatitësit atletik që po vlerësohet nga Ancelotti

Federata Shqiptare e Futbollit është duke zhvilluar kursin e përgatitësit atletik, shkruan Insporti.

Drejtuesi i këtij kursi është përgatitësi atletik i kombëtares shqiptare të futbollit, Luigi Febbrari. Një mundësi e shkëlqyer për të gjithë të interesuarit për t’u kualifikuar profesionalisht përmes një kursi që do të ofrojë të gjithë eksperiencën më të mirë bashkëkohore dhe lektorë me emër.

Gjatë javëve të fundit përmes video-mesazheve këtë iniciativë të Federatës e kanë përshëndetur dhe vlerësuar shumë emra të njohur të futbollit dhe trajningut italian si : Arrigo Sacci, Roberto Manchini, Edi Reja, Milena Bertolini, Carlo Ancelotti, Marcelo Lippi, Gianni De Biasi etj.

Duke folur posaçërisht për FSHF, kanë shpjeguar për të gjithë të interesuarit rëndësinë e këtij kursi dhe sa vlerë ka përgatitësi atletik, po ashtu kanë theksuar se sa shumë e rëndësishme është puna e tyre për suksesin final.

Këto kurse janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm dhe për të ardhmen. Në këtë kurs pjesmarës janë edhe tre trajnerë nga Kosova: Ardian Sallahu, Arsim Tërshani dhe Petrit Rushiti.

Ky është një lajm i mirë për futbollin e Kosovës, në veçanti klubet e futbollit pasi nuk kanë asnjë trajner kondicional me licencë nga UEFA.

Sallahu në te kaluarën ishte pjesë e klubeve KF Llapi dhe Dukagjini, në kohën e trajnerit Xhengis Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat