Zhvillime interesante te Real Madridi, të përfshirë Ramos e Modriç

Futboll

Zhvillime interesante te Real Madridi, të përfshirë Ramos e Modriç

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 11:53
Zhvillime interesante te Real Madridi, të përfshirë Ramos e Modriç

E ardhmja e Sergio Ramos ka qenë një temë kryesore në mediet sportive kohët e fundit.

Kapiteni i Real Madrid ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij dhe ende nuk ka rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin.

Mediet spanjolle pretendojnë se pas një periudhe të gjatë negociatash, Reali vendosi të plotësonte kërkesat e kapitenit të tij. 

Presidenti Perez është i gatshëm të shkelë parimet dhe do t’i ofrojë atij një kontratë dyvjeçare në vend të një kontrate një-vjeçare.

Në Real Madrid kanë një parim që lojtarët më të vjetër se 30 vjeç të zgjasin kontratat e tyre për vetëm një vit, por për shkak të Ramos ata janë të gatshëm të bëjnë një koncesion.

Mbrojtësi 34-vjeçar është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ekipin si në fushë ashtu edhe në dhomat e zhveshjes, dhe tashmë ka oferta nga disa gjigantë evropianë.

Sipas informacionit të fundit, një kontratë e re një vjeçare do të nënshkruhet nga Luka Modriç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat