Dy barazime radhazi kanë prishur disi qetësinë te Milani

Futboll

Dy barazime radhazi kanë prishur disi qetësinë te Milani

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 17:29
Dy barazime radhazi kanë prishur disi qetësinë te Milani

Dy barazime radhazi kanë prishur disi qetësinë te Milani, që tani e sheh Interin vetëm një pikë mbrapa dhe për më tepër të dielën do të duhet të udhëtojë në një transfertë aspak të lehtë si ajo e Emilia Romagnas ndaj Sassuolos.

Megjithatë trajneri Stefano Pioli ka marrë lajme mjaft të mira nga infermieria, pasi ditën e sotme Zlatan Ibrahimoviq dhe Theo Hernandez janë stërvitur rregullisht me skuadrën dhe kanë përballuar të gjithë ngarkesën.

Gjiganti suedez mungon prej rreth një muaji, që nga ndeshja me Napolin, ndërsa Theo u la pushim në transfertën ndaj Genoas, megjithatë të dy pritet të jenë në fushë nga minuta e parë të dielën ndaj Sassuolos në “Mapei Stadium”.

Vijon të stërvitet i vetëm ndërkohë mbrojtësi danez Simon Kjaer dhe shpresat për rikuperimin e tij për ndeshjen ndaj Genoas, sa vjen e bëhen më të pakta, ndaj në qendër të mbrojtjes pritet të konfirmohen sërish dyshja Romagnoli-Kalulu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat