Dembele rikthehet në stërvitje

Futboll

Dembele rikthehet në stërvitje

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 08:34
Ousmane Dembele

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele, është rikthyer nga lëndimi për herë të parë dhe është stërvitur.

Ousmane Dembele përsoi lëndim në ndeshjen ndaj Cadiz CF, vetëm pak kohë pasi u rikthye nga lëndimi i mëparshëm.

Francezi do të ishtë një motivim i madh me rikthimin e tij për trajnerin e Barcelonës, Ronald Koeman, i cili po kërkon zgjidhje për sulmin. Fatkeqësia e ka ndjekur sulmuesin që nga transferimi tek Barça, ku lëndimet e një pas njëshme ja kanë pamundësuar formën optimale.

Me Dembele tashmë të rikthyer, ai do të jetë opsion shtesë për Koeman, pas lëndimit të Ansu Fati, por edhe për Leo Messin i cili do të gjejë më shumë hapësira me francezin në fushë.

Mbetet të shihet se a do të inkuadrohet menjëherë në formacionin bazë apo holandezi do ta marrë shtruar rikthimin e tij gradual në fushë.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat