Gjermania sfidon Maqedoninë në Duisburg

Futboll

Gjermania sfidon Maqedoninë në Duisburg

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 12:09
Gjermania sfidon Maqedoninë në Duisburg

Federata e Futbollit të Gjermanisë, ka caktuar Duisburgun si vendin e takimit në mes kombëtares së Gjermanisë dhe Maqedonisë, e cila duhet të zhvillohet më 31 mars, të vitit të ardhshëm.

Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “MSV”, që ka kapacitet për rreth 31.500 mijë spektatorë.

Për Maqedoninë, dueli me Gjermaninën është i dyti në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022”.

Më 25 mars, Maqedonia do të jetë në transfertë në Bukuresht, përball kombëtares së Rumanisë, ndërsa Gjermania sfidën e parë e zhvillon ndaj kombëtares së Isandës.

Kujtojmë se në këtë grup janë edhe kombëtaret e Armenisë dhe Lihtenshtajnit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat