​La Liga spanjolle, analizë dhe programi i ndeshjeve

Futboll

​La Liga spanjolle, analizë dhe programi i ndeshjeve

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Liga kryesore e Spanjës rikthehet sot me një program tejet të ngjeshur të ndeshjeve.

Dy përballjet më interesante do t’iu takojnë Real Sociedad me Atletico Madrid dhe Valladolid me Barcelonën.

Në program është e përfshirë edhe ndeshja mes Valencia dhe Sevilla. Pas 14 xhirosh, Valencia pozicionohet e 13-ta në tabelë, me tre fitore, gjashtë barazime dhe pesë humbje, duke arkëtuar kështu gjithsej 15 pikë.

Në anën tjetër Sevilla gjendet në një pozitë më të mirë, ku pas 12 ndeshjeve kanë regjistruar gjashtë fitore, dy barazime dhe katër humbje, duke arkëtuar gjithsej 20 pikë në vendin e shtatë në tabelë.

17:30 Elche (16) – Osasuna (20) (Stadiumi Manuel Martínez Valero)

17:30 Valencia (13) – Sevilla (7) (Stadiumi Mestalla)

19:45 Huesca (19) – Levante (15) (Stadiumi El Alcoraz)

19:45 Real Sociedad (3) – Atletico Madrid (1) (Stadiumi Anoeta)

22:00 Valladolid (18) – Barcelona (5) (Stadiumi José Zorrilla)

22:00 Villarreal (4) – Athletic Bilbao (10) (Stadiumi De La Cerámica) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat