​Arsenal në bisedime me Holding për kontratën e re

Futboll

​Arsenal në bisedime me Holding për kontratën e re

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 12:51
Rob Holding

Klubi i Arsenalit është në bisedime me mbrojtësin Rob Holding, rreth nënshkrimit të një kontrate të re, raporton “Football Insider”.

Kontrata aktuale e 25-vjeçarit skadon në vitin 2023, dhe “topçinjtë” dëshirojnë ta sigurojnë të ardhmen e tij tek “Emirates” sa më shpejt që është e mundur.

Këtë edicion Holding ka bërë gjithsej 14 paraqitje për Arsenalin në të gjitha garat, duke e përforcuar më shumë pozitën e titullarit në repartin e mbrojtjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat