Rashica nuk shitet as në janar, pasi ka rënë dukshëm interesimi për të – sipas gazetës gjermane

Futboll

Rashica nuk shitet as në janar, pasi ka rënë dukshëm interesimi për të – sipas gazetës gjermane

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 18:16
Milot Rashica

Duket se Milot Rashica do të qëndrojë në Werder Bremen deri në përfundim të sezonit 2020/21, për shkak të mungesës së ofertave për shërbimet e tij.

Rashicës, i cili i ka bërë 25 paraqitje për Kombëtaren e Kosovës, i dështoi largimi i shumëdëshiruar nga Werderi në çastet e fundit të afatit kalimtar të verës së kaluar.

Rashica kishte arritur marrëveshje me Bayer Leverkusenin dhe madje kishte udhëtuar me makinë drejt Rhineland për ta hedhur firmën. Por Werderi e prishi marrëveshjen sepse nuk e pranoi ujdinë e Leverkusenit, i cili ishte i gatshëm vetëm ta huazojë kosovarin pa detyrim blerjeje.

Kur 24-vjeçari u detyrua të qëndrojë në Werder për të paktën edhe gjashtë muaj, ai shpresonte se rrugëdalje do të gjente në janar, por sipas gazetës së përditshme gjermane Bild, mundësitë që kjo të ndodhë vërtet janë shumë të pakta.

Arsyeja është rënia e dukshme e interesimit për të.

Rashica ka qenë pronë e lëndimeve të shumta këtë sezon, si pasojë e të cilave ai nuk ka pasur mundësi të vazhdojë t’i shfaqë aftësitë e veta të mëdha.

Ai i ka bërë vetëm pesë paraqitje deri tani këtë sezon dhe nuk pritet të rikthehet nga lëndimi deri më 28 janar. Rashica po vuan nga një tërheqje serioze muskulore.

Vlera e Rashicës në treg ka rënë dukshëm, po ashtu, nga 28 milionë euro në verë në 18 milionë euro tani.

Synimi i Werderit vazhdimisht ka qenë të përfitojë bujshëm nga shitja e tij, prandaj edhe çfarëdo ofertë e ulet për të në janar nuk do të pranohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat