Chelsea - Arsenal: Formacionet e mundshme

Futboll

Chelsea - Arsenal: Formacionet e mundshme

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 11:58
Chelsea - Arsenal: Formacionet e mundshme

Gunners dhe The Blues do të përballen kundër njëra tjetrës me fillim nga ora 18:30 në Boxing Day në Angli.

Me vetëm katër pikë larg zonës së kuqe, me katër fitore, dy barazime dhe tetë humbje në 14 ndeshjet këtë sezon po tregojnë që Arsenali është në probleme të thella.

Pierre-Emerick Aubameyang është në mungesë të golave këtë sezon, mirëpo ka shënuar në barazimin së fundmi me Southamptonin. Problem po rezulton të jetë edhe mungesa e golave nga Willian, Nicolas Pepe dhe Eddie Nketiah që kanë vetëm tre gola të gjithë së bashku.

Megjithatë, pozitivie për Artetan është ana defanzive e klubit, me ç’rast ata kanë pranuar vetëm 18 gola, ndërsa kampioni aktual, Liverpool, ka (19).

Topçinjët, të cilët janë në vendin e 15-të në tabelë, do të kërkojnë për fitoren e tyre të parë që nga fillimi i nëntorit. Ndërsa, Chelsea në anën tjetër do të kërkojnë të fitojnë dy ndeshje rradhazi, pas fitorës kundër West Ham United të hënën.

Me 25 pikë të grumbulluara ata gjenden në vendin e 5-të në Premierligë këtë sezon, me një bilanc prej 7 fitoreve, 4 barazimeve dhe kanë humbur 3 ndeshje.

Pas dy humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Everton dhe Wolverhampton Wanderes, Lampard është rikthyer në fitore dhe nuk është duke menduar për asgjë tjetër edhe për ndeshjen e sotme.

Formacioni i mundshëm i Arsenal: Leno; Holding, Gabriel, Tierney; Maitland-Niles, Elneny, Xhaka, Saka; Willian, Lacazette, Pepe.

Formacioni i mundshëm i Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Zouma, Silva, Emerson; Mount, Jorginho, Kante; Werner, Abraham, Pulisic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat