Atletico Madridi përgatitet për gjyq

Futboll

Atletico Madridi përgatitet për gjyq

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 18:31
Atletico Madridi përgatitet për gjyq

Atletico Madridi do të tentojë të anulojë vendimin e Federatës Angleze të Futbollit për përjashtimin me 10 ndeshje të lojtarit Kieran Tripie.

Sipas mediave spanjolle, klubi bardhekuq është gati të ankimojë vendimin e FA-së në FIFA në mënyrë që futbollisti të jetë në dispozicion të teknikut Diego Simeone sa më shpejt të jetë e mundur.

Por shanset, që “Rojiblancos” të fitojnë çështjen janë thuajse minimale teksa në raste të rralla është vendosur falja e lojtarëve për shkeljet që kanë kryer.

Nëse FIFA nuk i jep të drejtë Atletikos, çështja mund të përfundojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Ish-futbollisti i Totenhemit u shpall fajtor për pjesëmarrje në lojërat e fatit. Ai u përjashtua me 10 ndeshje dhe gjobë prej 70 mijë paundësh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat