​Coutinho pritet të largohet nga Barcelona pas pak ditësh

Futboll

​Coutinho pritet të largohet nga Barcelona pas pak ditësh

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 22:47
​Coutinho pritet të largohet nga Barcelona pas pak ditësh

Presidenti i përkohshëm i Barcelonës Carles Tusquets është i bindur se Philippe Coutinho do të largohet menjëherë pas vitit të ri dhe këtë e ka thënë në një prononcim për “El Confidencial”.

Ylli i Brazilit ka duruar një kohë të vështirë në “Camp Nou” që kur mbërriti mbi dy vjet më parë nga Liverpooli, duke kaluar sezonin e kaluar në huazim te Bayerni i Munichut, përcjell KosovaPress.

Megjithëse ai pushtoi Evropën me skuadrën gjermane, ai në fund të fundit u kthye në Barcelonë, por ish-lojtari i Interit nuk duket se ka të ardhme në skuadrën e drejtuar nga Ronald Koeman.

Nuk dihet ende se në cilën skuadër mund të përfundojë braziliani, por kjo pritet të mësohet së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat