Masip dhe Valladolid i Ronaldo-s: Një Fenomen edhe si president, por…

Futboll

Masip dhe Valladolid i Ronaldo-s: Një Fenomen edhe si president, por…

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 06:20
Jordi Masip

Jordi Masip, numri një i Valladolid, është rrëfyer në një intervistë të  dhënë për TMW.

Nga Triplete me fanellën e Barcelona-s deri tek eksperienca aktuale si protagonist me skuadrën e Ronaldo-s, Fenomenit. Portieri i ri i spanjollëve ka folur edhe për klubin blaugrana, për Mess-in dhe presidentin e tij aktual.

Jordi Masip e ka nisur nga e kaluara dhe ka folur për Barcelona-n dhe eksperiencën e tij në 2016-ën:

“Triplete? Ka qenë fantastike. Jam ndier një prej tyre, i vlerësuar pikërisht nga ata kampionë që i kam adhuruar që në fëmijëri. Ndiej se kam qenë pjesë e historisë së Barçës, edhe pse nuk kam luajtur sa do të kisha dashur”.

Për Messi-n: “Askush nuk mund ta zgjidhë një ndeshje nga një moment në tjetrin si Messi”.

Për Valladolid dhe presidentin Ronaldo: “Nga momenti i ardhjes së tij, klubi është përmirësuar shumë. Prania e Ronaldo-s është ndier menjëherë në disa aspekte”.

“Stadiumi është rinovuar, të gjitha strukturat janë përmirësuar. Ardhja e tij ka sjellë entuziazëm, investime në merkato për të përforcuar ekipin dhe një projekt entuziazmues. Mund ta themi: Ronaldo është Fenomen edhe si president”.

“A kemi patur mundësi ta sfidojmë në stërvitje? Akoma jo, ndoshta do ta bindim shpejt që të  veshë përsëri këpucët e futbollit dhe të bëjë një seri penalltish me ne”, ka thënë Masip duke qeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat