Traore nuk gjen marrëveshje për kontratën e re, Wolverhampton gati ta shes spanjollin për një çmim më të ulët

Futboll

Traore nuk gjen marrëveshje për kontratën e re, Wolverhampton gati ta shes spanjollin për një çmim më të ulët

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 10:36
Adama Traore

Adama Traore ka qenë një sensacion në futbollin anglez në dy vitet e fundit.

Sulmuesi spanjoll ka shpërthyer në krah të sulmit duke bërë shumë skuadra ta kenë në listën e dëshirave

24-vjeçari vlerësohej rreth 70 milionë euro nga skuadra e tij, por çmimi i tij duket se ka rënë.

Kontrata e tij me klubin skadon në verën e vitit 2023, ndërsa negociatat për kontratë të re kanë dështuar.

Kjo ka bërë që Wolves ta mendojë shitjen e lojtarit qysh në afatin kalimtar të janarit për një shumë më të ulët.

Mediat angleze kanë raportuar se Wolves synon shitjen e lojtarit për 35 milionë euro.

Juventus, Barcelona, Real Madrid, Manchester United e Leeds United janë skuadrat e gatshme të shpenzojnë këtë shumë për sulmuesin këmbëshpejtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat