​Lampard paralajmëron ndryshime në formacion pas humbjes nga Arsenali

Futboll

​Lampard paralajmëron ndryshime në formacion pas humbjes nga Arsenali

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 15:37
​Lampard

Humbja nga Arsenali me rezultat 3-1 nuk është pritur aspak mirë në skuadrën e Chelseat, e veçanërisht nga trajneri Frank Lampard.

Trajneri anglez ka kërcënuar se mund të marrë masa ndaj yjeve të skuadrës pas kësaj humbjeje, duke këmbëngulur se "atyre u mungonin bazat e futbollit".

Chelsea humbi shansin për tu ngjitur në vendin e tretë në Premier Ligë pasi u mposht 3-1 nga Arsenali në përplasjen e tyre në Londër të Shtunën.

Lampard ka pranuar që lojtarët e tij nuk ia dolën të arrijnë standardin minimal të kërkuar në Chelsea gjatë takimit në “Emirates Stadium”, duke hedhur dyshime mbi formacionin bazë të hedhur në fushë nga ana e tij.

I pyetur pse skuadra e tij nuk dha performancën më të mirë ndaj ‘Topçinjve”, trajneri 42-vjeçar tha për “talkSPORT”: “Nuk mund t’i përgjigjem kësaj sepse disa gjëra mund të reflektoni për sa i përket taktikave, përgatitjes dhe të gjitha këtyre gjërave. por për sa i përket përpjekjes është diçka që duhet të jepet vetëm në futboll. Lojtarët e kanë gabuar”.

"Unë nuk mund ta mbroj pjesën e parë sepse atyre u mungonin bazat e futbollit.”, vazhdoi Lampard.

“Mesazhi ishte i qartë për lojtarët. Do të ishte një lojë e vështirë kundër një ekipi që po lufton, një ekipi me cilësi, një ekipi që do të jepte gjithçka për një derbi në Londër. Lojtarët duhet të marrin përgjegjësinë për pjesën e parë ”.

I pyetur nëse rotacioni do të jetë i nevojshëm përpara takimit të Chelseat me Aston Villan në “Stamford Bridge” të hënën, Lampard tha:

"Për disa vende, sigurisht që po. Do të na duhet një freski, disa njerëz që meritojnë të luajnë për të treguar se mund të luajnë në maksimum sepse Premier Liga e kërkon atë.”, deklaroi në fund Frank Lampard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat