​Schalke sjell trajnerin e katërt këtë sezon

Futboll

​Schalke sjell trajnerin e katërt këtë sezon

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 18:39
Christian Gross

Klubi i futbollit Schalke ka emëruar Christian Gross në postin e trajnerit të ri.

Gross ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit, dhe ai është trajneri i katërt që është në stolin e Schalke këtë sezon.

Sezoni filloi me David Wagner, i cili u shkarkua pas dy ndeshjeve. Ai u pasua nga Manuel Baum, ndërsa pas shkarkimit të tij, Hub Stevens ishte një zgjidhje e përkohshme.

"Për Schalke, në pesë muajt e ardhshëm, gjithçka do të përqendrohet në mbijetesën në Bundesliga. Gross ka treguar në Gjermani dhe Angli se ai mund të përballojë me sukses sfida të tilla," tha drejtori sportiv i klubit Jochen Schneider.

Schalke nuk ka fituar 29 ndeshje në Bundesliga, dhe me katër pikë, është e fundit në tabelë këtë sezon. Gross do të drejtojë ndeshjen e parë më 2 janar kundër Hertha në Berlin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat