AC Milani dëshiron ta kompletojë transferimin e mbrojtësit Diogo Dalot nga Manchester Unitedi.
Portugezi iu bashkua “Rossonerëve” në verën e kaluar në formë huazimi, por forma e mirë të gjiganti italain ka bërë që Milani ta dëshirojë të mbajë në skuadër.
Sipas Calciomercato, gjiganti italian ka nisur bisedimet për të kompletuar transferimin e 21-vjeçarit.
Manchester Unitedi gjithashtu është i hapur për shitjen e portugezit, meqenëse në skuadër ka Aaron Wan-Bissaka dhe kah sytë kah Kieran Trippier, Nordi Mukiele dhe Max Aarons.
Për Milanin nuk është prioritet kompletimi i transferimit të Dalot, sepse fillimisht synojnë rinovimin me Gigio Donnarumma dhe Hakan Çalhanoglu.
Dalot ka realizuar një gol dhe kontribuar me dy asistime në 11 ndeshje në të gjitha garat.