Messi: Ronaldo është në futboll sikur Federer apo LeBron në sportet e tyre

Futboll

Messi: Ronaldo është në futboll sikur Federer apo LeBron në sportet e tyre

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 08:20
Messi: Ronaldo është në futboll sikur Federer apo LeBron në sportet e tyre

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, e ka renditur Cristiano Ronaldon në mesin e sportistëve më të mirë në histori duke thënë se superylli i Juventusit është një emër që spikat në botën e futbollit.

Me vite të tëra është zhvilluar debati se cili është më i miri, argjentinasi apo portugezi, ndërsa vet Leo ka pranuar se ka respekt për CR7.

Ai ka thënë se e sheh Ronaldon në një listë me emra, si Rafael Nadal, Roger Federer e LeBron James.

“Janë shumë sportistë të mahnitshëm. Rafa Nadal, Federer, LeBron – në të gjitha sportet është gjithmonë dikush që spikat dhe admirohet për punën e tij”.

“Cristiano spikat në futboll. Ka shumë të tillë që spikatin dhe bëjnë më të mirën”, ka deklaruar Messi për La Sexta.

Theksojmë se Ronaldo u shpall futbollisti i shekullit në ceremoninë Globe Soccer Aëards në një eveniment madhështor në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe duke dalë pikërisht përpara Messit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat