Legjenda e Man United: “Është fantastike ajo çfarë po bën Fernandes”

Futboll

Legjenda e Man United: “Është fantastike ajo çfarë po bën Fernandes”

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 18:04
Bruno Fernandes

Paul Scholes ka vetëm fjalë të mira për Bruno Fernandes dhe ndikimin që ka pasur që kur është trasnferuar te Manchester United.

Fernandes shënoi dhe dha një asist në barazimin 2-2 të “Djajve të Kuq” me Leicester City në Boxing Day, duke shkruar në 31 gola në vetëm 28 paraqitje të Premier League për klubin.

Scholes foli pas ndeshjes për BT Sport dhe tregoi se si Burno e ka ndryshuar Man Unitedin.

“Ajo që ai po bën është me të vërtetë fenomenale”, tha Scholes.

“Unë mendoj se nëse e shihni grakun, sikur Fernandes të kishte ardhur më herët, United do të ishte në krye të kampionatit, me më shumë pikë se Liverpool”.

“Kemi menduar se ishte një fillim i keq i sezonit, por Manchestër është akoma aty dhe unë mendoj se mund të bëhen vetëm më mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat