Transferimet e shtrenjta nuk të bëjnë ekip, Chelsea barazon me Aston Villan

Futboll

Transferimet e shtrenjta nuk të bëjnë ekip, Chelsea barazon me Aston Villan

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 20:55
Frank Lampard

Skuadra e Chelseas përkundër transferimeve të shumta nuk po arrin të jetë ekip serioz për të konkurruar për titull të Premier Ligës.

Londinezët sonte barazuan 1:1 me Aston Villan, duke konfirmuar formën e dobët që po kalojnë në 5 ndeshjet e fundit.

Të parët që kaluan në epërsi ishin Chelsea. Sulmuesi francez, Olivier Giroud në minutën e 34-të arriti të shënojë me kokë pas një krosimi të Chilëell.

Aston Villa barazoj rezultatin në minutën e 50-të me anë të El Ghazit që e shfrytëzoj për mrekulli asistimin e Matty Cash.

Në 5 ndeshjet e fundit Chelsea ka 3 humbje, 1 barazim dhe vetëm 1 fitore. Londinezët gjendën në pozitën e 6-të me 26 pikë pas 16 ndeshjeve.

Aston Villa po vazhdon të befasoj me formën e mirë që po gëzon. Ata gjendën në pozitën e 5-të pas 14 javëve me 26 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat