Lajme të mira për tifozët Madrilien

Futboll

Lajme të mira për tifozët Madrilien

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 11:43
Lajme të mira për tifozët Madrilien

Real Madrid është duke zhvilluar një seancë stervitore dhe aty po marrin pjesë gjithë lojtarët, përpos Rodrygos.

Real Madrid ka pasur shumë probleme me lëndime këtë sezon dhe disa herë mungesat e lojtarëve kanë qenë shkas për lëshim të pikëve.

Trajneri Zinedine Zidane megjithatë ka pasur zgjidhje të shumta në të gjitha repartet ku ka pasur lojtarë të lënduar.

Rikthimi i Eden Hazard dhe kroatit Modricit në stërvitje janë lajme shumë të mira për francezin Zidnae, mirëpo në këto stërvitje sulmuesi Rodrygo mungoi.

Braziliani pësoi një lëndim në ndeshjen kundër Granada dhe do t’i mungojë gjatë klubit madrilien.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat