SC Gjilani: Shpresojmë që së shpejti të kalojmë nga kjo situatë

Futboll

SC Gjilani: Shpresojmë që së shpejti të kalojmë nga kjo situatë

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 17:20
SC Gjilani: Shpresojmë që së shpejti të kalojmë nga kjo situatë

Nënkampioni në fuqi i Kosovës, skuadra e futbollit Gjilani, gëzon fëmijët për Vit të Ri.

"Sot, kapiteni i skuadrës sonë, Ylber Kastrati me bashkëlojtarët e skuadrës, Edison Kqiku dhe portierin Aridon Bllaca, vizituan Qendrën e Kujdesit Ditor "Pema" në Gjilan, ku i bënë disa dhurata fëmijëve të kësaj qendre.

Për arsye të situatës pandemike, takimi me fëmijët sikurse herave të tjera ishte i pamundur, por ne u dërgojmë urimet më të përzemërta atyre që neve gjithmonë na i zbukurojnë festat dhe momentet tona më të mira.

Shpresojmë që së shpejti të kalojmë nga kjo situatë dhe të takohemi prap me fëmijët e të festojmë së bashku.

E deri në takimin tonë të radhës, ne ju dëshirojmë shëndet atyre dhe ju urojmë Gëzuar Festat", shkruan në faqen e SC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat