Askush nuk e ka arritur rekordin e Afrim Tovërlanit, 10 fitore rresht! Ja çfarë ka thënë në vitin 2007

Futboll

Askush nuk e ka arritur rekordin e Afrim Tovërlanit, 10 fitore rresht! Ja çfarë ka thënë në vitin 2007

Nga: K.G. Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 17:48
Askush nuk e ka arritur rekordin e Afrim Tovërlanit, 10 fitore rresht! Ja çfarë ka thënë në vitin 2007

Afrim Tovërlani, si futbollist i takon Gjeneratës së Artë të KF Prishtinës së kapitenit Fadil Vokrri (në vitet e 80-ta), Gjeneratës së Sakrificës (1991-1999) dhe disa vite pas lufte, edhe si kapiten i skuadrës më të trofeshme në Kosovë.

Pastaj si kryetrajner futet në histori në 21 vitet e fundit, më me së shumti tituj (4 herë kampion, 3 tituj me Prishtinën dhe 1 me Feronikelin) dhe trofe të tjerë.

Me 26 nëntor të vitit 2007, para 13 viteve, ai në një intervistë për gazetarin e gazetës kombëtare “Bota sot”, Fazli Berisha, mes të tjera kishte thënë “Prishtina është kampion vjeshtor me rezervat e vitit të kaluar”.

“Bota sot”: Ju dhe ky brez i futbollistëve keni arritur një rekord, prej 10-të fitoreve në radhë. Cili ishte çelësi i këtij suksesi?
Afrim Tovërlani:
Jo vetëm sa i përket 10 ndeshjeve të fituara rresht, por ka edhe disa rekorde tjera të thyera nga djelmoshat e Prishtinës këtë vjeshtë.

Që nga fillimi kam besuar në këta futbollistë sepse i kam njohur mirë cilësitë e tyre, ani pse shumica prej tyre vitet e kaluara nuk kanë qenë standard në Prishtinë dhe nuk u është besuar sa duhet. Pra, Prishtina është kampion vjeshtor me rezervat e vitit të kaluar.

Çelësi kryesor i këtyre sukseseve  ka qenë puna, disiplina dhe ndërrimi i karakterit të ekipit nga ai i viteve të kaluara. Jam falënderues për futbollistët e Prishtinës për punën, angazhimin dhe disiplinën e treguar gjatë këtij stinorit.

Po ashtu falënderoj bashkëpunëtorët e mi të shtabit teknik si dhe adhuruesit "Plisat" që me korrektësi na ndoqën kudo. Ka qenë koha e fundit që të fillojmë të luajmë sikur të tjerët në Evropë sepse jemi pjesë e saj dhe të angazhohemi  që ta zëmë hapin me të tjerët, ndonëse nuk do të jetë aspak e lehtë. E tëra kjo, na obligon që të punojmë dhe të angazhohemi edhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat