A do të suspendohet sezoni në Premier League? Vjen reagimi nga Liga

Futboll

A do të suspendohet sezoni në Premier League? Vjen reagimi nga Liga

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 17:01
A do të suspendohet sezoni në Premier League? Vjen reagimi nga Liga

Ndeshja mes Tottenham Hotspur dhe Fulham, e programuar të luhet sonte me fillim nga ora 19:00, në “Tottenham Hotspur Stadium”, është anuluar për shkak të rasteve pozitive me koronavirus.

Ky vendim erdhi si rezultat i kërkesës së Fulhamit që kjo ndeshje të luhet në një datë tjetër.

Bordi i Premier Ligës, pas diskutimeve me ekspertet mjekësor vendosi që ndeshja të shtyhet për një datë tjetër.

Kjo është ndeshja e dytë për një javë që suspendohet në Premier Ligë, por zyrtarët e ligës kanë kumtuar se besojnë që kampionati do të vazhdojë dhe se nuk do të suspendohet.

“Duke ndjekur protokollet e Covid 19, ne besojmë se ndeshjet do të zhvillohen siç janë planifikuar” – shkruhej një komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat