Bajram Sherifi emërohet drejtor menaxhues i klubit më të madh në Kosovë

Futboll

Bajram Sherifi emërohet drejtor menaxhues i klubit më të madh në Kosovë

Më: 1 janar 2021 Në ora: 15:38
Bajram Sherifi, drejtor menaxhues i klubit më të madh në Kosovë

Në mbledhjen e mbajtur më 24 dhjetor të vitit që lamë pas, 2019, për drejtor menaxhues të klubit u caktua, Bajram Sherifi, kurse për drejtor sportiv, Fisnik Kërçeli, si pasojë e kalimit të kohëzgjatjes së kontratave si për drejtorin sportiv, Granit Begolli, si drejtorin menaxhues, Agim Salihu i cili tani e tutje kalon në postin e përfaqësuesit juridik të klubit.

Bajram Sherifi, i lindur më 12 nëntor, 1978, nga viti 2002 deri më 2012 ka qenë zyrtar policor duke përfunduar atë mision si Zëvendësshef i departamentit të Kundërterrorizmit, kurse si jurist i diplomuar, nga viti 2012 ushtron zejen e avokatit.

Sherifi: Sfida më e veçantë organizimi i 100 vjetorit të përmbyllet me sukses

“Duke pasur besim në vete dhe në stafin e FC Prishtina, besoj shumë qe kjo detyrë e imja ka me qenë detyra ime më e lehtë deri me sot.

Sfidat që na presin në vitin 2021 kanë të bëjë direkt me menaxhimin sa më efikas të klubit, pasi që gjendemi në një situatë aspak të lehë për klubin, por edhe për shoqërinë tonë në përgjithësi.

Sfidë e veçantë për mua dhe komplet dashamirët e FC Prishtinës do të jetë organizimi sa më i mirë pasi që në vitin e ardhshëm kemi të bëjë me 100 vjetorin e klubit dhe nga ne të gjithë kërkohet një angazhim shtesë në arritjen e rezultateve kulminante që FC Prishtina dhe të gjithë dashamirët e saj i dëshirojnë dhe i meritojnë.
Besoj qe me ndihmën dhe me angazhimin e të gjithëve do t’ia arrijmë qëllimit që i kemi caktuar vetës”, tha Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat