Lampard konfirmon dy raste pozitive të stafit ndaj COVID-19: Ndeshja ndaj City do të zhvillohet

Futboll

Lampard konfirmon dy raste pozitive të stafit ndaj COVID-19: Ndeshja ndaj City do të zhvillohet

Më: 1 janar 2021 Në ora: 21:48
Frank Lampard

Menaxheri i Chelsea, Frank Lampard, ka konfirmuar se nga stafi i klubit, kanë rezultuar dy raste pozitive me COVID-19.

Frank Lampard thotë se ai pret që ndeshja e ndaj Manchester City do të zhvillohet, ndërsa dy anëtarë të stafit të klubit kanë dalë pozitiv për COVID-19 këtë javë.

‘Unë jam i vetëdijshëm për situatën me Man City. Për momentin, ndeshja është paraparë të vazhdojë. Man City ka pasur probleme në kampin e tyre të stërvitjes, ne kemi pasur një dy persona, por jo stafin e lojës’, tha ai.

Trajneri i Chelsea zbuloi se dy rastet pozitive nga anëtarët e stafit erdhën nga testimi i fundit i kësaj jave.

Kur u pyet nëse ai ishte në favor të një ndërprerje dy javore, Lampard tha se siguria duhet të vijë përpara futbollit.

‘Ne jemi në një mjedis të mbrojtur, dhe jemi duke u testuar dy herë në javë. Nuk e di pse zbritëm në një testim. Dy është e rëndësishme’, shtoi 42 vjeçari.

‘Duket se situata do të jetë momentale, ndeshje pas ndeshje. Lojërat e anuluara kanë qenë për shkak të testeve pozitive. Ne do të shohim se si do të shkojë. Kur shkoni në shtëpi dhe shikoni që numrat po rriten, veçanërisht në Londër, ku jemi ne, varet nga autoritetet, Qeveria dhe Premierliga’, përfundoi Frank Lampard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat