Liverpool gjen zgjidhjen e problemeve në mbrojtje, kërkon qendër mbrojtësin e Lilles

Futboll

Liverpool gjen zgjidhjen e problemeve në mbrojtje, kërkon qendër mbrojtësin e Lilles

Më: 2 janar 2021 Në ora: 10:59
Liverpool

Gazetari i sportit, Duncan Castles, ka njoftuar se Liverpool ka pasur kontakte me qendër-mbrojtësin e Lille, Sven Botman.

Jurgen Klopp po ka probleme të shumta në repartin defanziv me lëndime dhe si rrjedhojë e kësaj nevojiten përforcime në klub.

“Shtylla e mbrojtjes” së The Reds, Virgil van Dijk, do t’i mungojë për një kohë të gjatë klubit dhe për momentin janë të lënduar edhe Joel Matip e Joe Gomez.

Duke luajtur ndeshje me lojtarë të rinjë sikurse Rhys Williams dhe Nat Phillips, Liverpool po ka probleme me mungesë të eksperiencës dhe nuk po arrin rezultatet e dëshiruara.

LFC kanë kujtime të mira me nënshkrimet në janar, njëri prej tyre është edhe holandezi Van Dijk. Kjo është njëra ndër arsyet tjera pse tifozët po kërkojnë një transferim të Botmanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat