Sulmuesi shqiptar i sjell fat skuadrës së Premier League

Futboll

Sulmuesi shqiptar i sjell fat skuadrës së Premier League

Më: 2 janar 2021 Në ora: 20:58
Sulmuesi shqiptar i sjell fat skuadrës së Premier League

Futbollisti me origjinë shqiptare Andi Zeqiri, u aktivizua nga stoli në ndeshjen e Premier League që skuadra e tij Brighton zhvilloi ditën e sotme ndaj Wolves.

Sulmuesi u hodh në fushë në minutën e 46-të, teksa skuadra e tij ishte duke humbur me rezultatin 1:3.

Me futjen e Zeqirit, loja e Brighton u rrit ndjeshëm, teksa skuadra vendase arriti të realizonte 2 herë në pjesën e dytë duke çuar shifrat në 3:3.

Një pikë e rëndësishme kjo për skuadrën e Brightonit përballë një kundërshtari të vështirë si Wolves-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat