Chelsea ende nuk ka bërë një lëvizje në afatin kalimtar

Futboll

Chelsea ende nuk ka bërë një lëvizje në afatin kalimtar

Më: 9 janar 2021 Në ora: 17:30
Chelsea ende nuk ka bërë një lëvizje në afatin kalimtar

Chelsea ende nuk ka bërë një lëvizje në afatin kalimtar të janarit.

Por kjo mund të ndryshojë pasi raportet në Portugali pretendojnë se largimi i Lucas Piazon drejt Bragas pritet të zyrtarizohet shumë shpejt.

Përveç kësaj, është deklaruar se 26-vjeçari tashmë ka rënë dakord për kushtet me skuadrën portugeze dhe mbetet vetëm njoftimi zyrtar për një huazim ose shitje e përhershme.

Piazon tani ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij në “Stamford Bridge”, dhe skuadra londineze kërkon të fitojë një shumë parash para se ai të largohet falas.

Sulmuesi është disi si një lojtarë i harruar në “Stamford Bridge” me paraqitjen e tij të vetme në Premier League që erdhi në fitoren e paharrueshme 8-0 ndaj Aston Villas në dhjetor të vitit 2012..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat